Report TV - Familja shqiptare gjen 115 mijë euro në Llogara, i dorëzon në polici

Report TV 2018-05-03

Views 0

Një familje turistësh shqiptar i habitur të gjithë me gjestin që ka bërë në Llogara. Familja ka gjetur një sasi të madhe parash, plot 115 mijë euro, dhe i ka dorëzuar në Policinë e Vlorës. Kjo e fundit i ka falënderuar familjarët për aktin qytetar.

Në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, policia ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar !

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brëndësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.

Share This Video


Download

  
Report form