Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Lufta e Dytë Botërore ka preluding e saj që në 18 Shtator të vitit ?31, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Më pas bashkë me gjermanët, japonezët dolën nga Lidhja e Kombeve, në 3 Tetor të vitit ?35 Musolini pushtoi Etiopinë. Më 15 Mars të ?39 Hitleri pushtoi Çekosllovakinë dhe më 7 Prill fashistët pushtuan Shqipërinë.
Ndërkohë në 13 Mars të vitit 1938 Gjermania dhe Italia krijuan boshtin Romë-Berlin. Përballë pushtuesve u vendosën forcat antifashiste të udhëhequra nga Aleanca e SHBA., Bashkimi Sovjetik dhe Anglia. Gjatë viteve të tmerrshme njërës nga luftrat më të përgjakshme të historisë njerëzore, humbën jetën miliona njerëz. Mbi 9 milion të ekzekutuar dhe të zhdukur ishin hebrenj.
Pikërisht 55 vjet më parë kapitullimi i Gjermanisë naziste shënoi dhe përfundimin e luftës së dytë botërore. Mbarimi i kësaj tragjedie të shekullit të XX solli dhe ndryshime të rëndësishme në hartën politike të kontinentit tonë. Europa u nda preras në dy kampe të mëdha, bllokun komunist dhe perëndimin kapitalist. Të dy blloqet ngritën edhe strukturat përkatëse ushtarake, Nato dhe Traktati i Varshavës, të cilat për gjysmë shekulli qëndruan me armët drejtuar nga njëri-tjetri.
Pas rënies së murit të Berlinit më 3 Tetor 1989, i vetmi koalicion ndërkobëtar ushtarak në botë mbetet Nato, e cila të parën ndërhyrje ushtarake e kreu për ndalimin e genocidit në Kosovë./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/