Dita boterore e Talasemise (8 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-03

Views 0

Në çdo 14 shqiptarë, njëri është mbartës i talasemisë. Kjo sëmundje njihet ndryshe dhe si anemia mesdhetare. Ndërkohë të sëmurë kronik me këtë sëmundje janë rreth 270 pacientë. Në çdo tre javë ato kanë nevojë për transfuzion gjaku. Nëse brenda kësaj periudhe nuk bëhet transfuzioni, të sëmurët kanë pasoja të pariparueshme që shkojnë deri në vdekje. Ndërkohë dhe zhvillimi i tyre është më i ngadalshëm se normalja.
Rastet më të shumta vërehen në zonat ku ka patur malarie. Sëmundja është e trashëgueshme ndaj e mira është që partnerët të bëjnë analiza para martese.
"Nëqoftëse problemi i anemisë është i lidhur me transfuzionin e gjakut, çdo qese gjak që marrin këta ka një përqindje shumë të lartë të hekurit i cili nuk arrin të eliminohet nga organizmi dhe depozitohet në organet kryesore si në mëlçi, në zemër, në trru dhe ky depozitim bëjnë që këto organe të mos funksionojnë në rregull. Nëqoftëse këta do të trajohen normalisht me transfuzionet e gjakut të rregullta dhe do të bëjnë eliminim e hekurit me anë të kësaj pompe , shpresojmë që këta të rriten dhe të kenë një jetë normale si të gjithë moshatarët e tyre".
Në këtë ditë botërore të talasemikëve një firmë farmaceutike dhuroi 15 pompa të cilat të sëmurët mund të bëjnë vetë transfuzionin nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë që në të gjithë vendin janë 3 qendra për talasemikët. 2 më të mëdha janë në Tiranë dhe Lushnje dhe një e 3 në Durrës. Thirrja e këtyre të sëmurëve është : "Gjaku juaj shpëton jetën tonë!"


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form