Vendimi i qeverisë për numrin e taksive të licensuara përcaktojnë një raport 1:2000 në raport me popullsinë. Por ky raport duket se është shkelur në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacionit të marrë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transporteve si dhe në Policinë Tatimore, të gjitha bashkitë dhe këshillat e rrethit të Bashkisë së Gjirokastrës kanë përfunduar licensimin e taksive dhe linjave të autobusit për linjat urbane me përjashtim të Bashkisë së Përmetit.
Në takimin e organizuar disa ditë më parë në bashkinë e qytetit së Gjirokastrës me përfaqësues të shoqatës së taksistëve të licensuar është kërkuar të bllokohet vazhdimësia e dhënies së lejes për këto taksi. Sipas kryetarit të kësaj shoqate Përparim Kore, tejkalimi dhe abuzimi i bërë deri tani nga dhënia e lejeve për këto taksi krijon një anomali më të madhe nga ajo që mund të krijohet nga ato që mbajnë tabela taksi.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/