Ekskploziv ne Gjirokaster, Partia Socialiste fajeson kreun Sali Berisha (24 Shtator 2000)

RTV KLAN 2020-12-04

Views 4

Lajme Arkiva 2000
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke gdhirë dita e sotme në shtëpinë e Nimet Skëndit në Lazarat, Gjirokastër. Shpërthimi i eksplozivit ka shkaktuar shkatërrimin e një pjesë të shtëpisë ku është plagosur i zoti i shtëpisë Nimeti i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës. Për fat të mirë nuk janë dëmtuar tre fëmijët dhe bashkëshortja e tij të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e shpërthimit.
Menjëherë Partia Socialiste e Gjirokastrës ka protestuar për këtë akt duke e cilësuar si politik pasi Skëndi është anëtar i kryesisë së rrethit si dhe ka qenë person që ka shoqëruar zëvendëskryeministren Makbule Çeço edhe në Lazarat. Sipas Partisë Socialiste ky rast është në vargun e incidenteve ndaj veprimtarëve të Gjirokastrës si dhe vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese të kreut të Partisë Demokratike Berisha, "kush luan me votën, luan me kokën."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form