Komisioni parlamentar për thesarin, Malaj, Godo - (3 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-05-28

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Zhdukja e një pjese të thesarit të shtetit nga tunelet e Krrabës, nxiti inisiativat e parlamentit për të krijuar një komision të posaçëm për hetimin e këtij skandali. Kjo ide e hedhur dje nga grupi parlamentar socialist është mbështetur nga kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave Arben Malaj.

Gazetari:- Mund të drejtohet ky komision nga opozita?

Arben Malaj, deputet i PS:- ?Nuk ka asnjë gjë të keqe. Aty nuk është vjedhur thesari i PS apo PD, aty është vjedhur thesari i shqiptarëve, kështu që nuk është shumë e rëndësishme se kush do ta drejtojë. Nëse opozita e kërkon drejtimin e atij komisioni nuk ka asnjë gjë të keqe që ajo ta drejtoj atë komision, sepse ne jemi të bindur që rezultatet përfundimtare të hetimit do të vërtetoj se nuk bëhet fjalë për një vjedhje politike, por bëhet fjalë për zbatimin e të gjitha rregullave që kanë të bëjnë me ruajtjen e thesarit dhe ruajtjen e pasurive të shtetit?.

Republikani Godo propozon që drejtimin e këtij komisioni parlamentar ti jepët opozitës.

Republikani Sabri Godo:- ?Unë them se ky duhet të jetë një komision i përbashkët. Jemi të tërë të interesuar njëlloj dhe uk duhet të jenë njerëz të propozuar nga partitë. Këtu është puna të ketë një komision parlamentar që të shikoj gjithandej se çfarë po bëjnë institucionet shtetërore. Të bëjnë presionin e duhur mbi ta që ata të shpejtojnë hetimet dhe të arrijnë në përfundimet konkrete?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form