Malaj dhe Ceka për mitingun e Berishës në Vlorë - (15 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-03

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Liderët e Aleancës për Shtetin e kanë komentuar sot vizitën e Berishës në Vlorë si një konkurencë politike, e cila nuk dëmton aspak mazhorancën. Megjithëse Vlora mbahet si fortesë e socialistëve deputeti i këtij qyteti Arben Malaj pohon se:

Arben Malaj, deputet i PS:- ?Mitingu i Berishës nuk u heq asgjë socialistëve por vetëm u shton pikë në vlerësimin që tashmë forcat politikë ndryshojnë në konceptet e tyre të zbatimit të ligjit të shtetit dhe të koncepteve demokratike se si konkurojnë njëra me tjetrën opozita me pozitën?.

Ndërsa kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka pohon se vajtja e Berishës në Vlorë:

Neritan Ceka, kreytar i PAD:- ?Vajtja e Berishës në Vlorë kishte të bënte më ndërgjegjen e zotit Berisha që i ka bërë shumë dëm Vlorës. Në ?97 i çoi pesë mijë policë shkaktoi një të vrarë dhe dy mijë pas asaj. Këto nuk duhen harruar?.

Pavarësisht nga kjo Ceka është kundër pritave.

Neritan Ceka, kreytar i PAD:- ?Berisha është kryetar i një partie dhe unë nuk mendoj që duhet të ngrem prita edhe të krijojmë pengesa për lëvizjen e çdo kryetari partie dhe çdo njeriu që merret me politikë?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form