Situata e COVID/Rama ironi me Aleancën: Kujdes mos luani me zjarrin në të tretat e Teatrit!

Report TV 2020-05-27

Views 0

"Ky është komunikimi im i fundit me atë që botërisht u quajt armik i padukshëm. Ai as ka ikur e as është ,mundur përfundimisht, numrat nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllëk që flet për pagjërgjegjshmëri dhe dritëshkurtësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Mbledhja e firmave, po luhet me zjarrin, bëni kujdes o njerëz se nuk iu vjen asgjë e keqe nga meraku nga kujdesi im, qoftë edhe i tepruar. Shani e shfryni sa të doni, po rrezikun e infeksionit mos e neglizhoni. Lus zotin që të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe të mos detyrohemi q ëtë mbyllemi, nga ata që refuzojnë ta pranojnë të keqen dhe hapen si vaji në lakra,. Dua t'ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz dhe qytetar në respekt të masave ekstreme që kemi marrë. Ia kemi dalë mbanë, nëse qeveria s'do ishte në lartësinë e detyrën dhe të popullit shqiptar do ishte shumë keq. Zërat e atyre kritikëve nuk kanë munguar, po ishin shumë pak. Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes., me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form