Kryemadhi paralajmëron kryeprokuroren: Të ketë shumë kujdes të mos përdoret nga politika

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka paralajmëruar Kryeprokuroren Arta Marku që të bëjë mjaft kujdes dhe të mos përdoret nga politika. ?Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se askush nuk do ta falë.

Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos bëhet pre e konflikteve mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS.
Çfarë do të bëjë Arta Marku, do më fusë në burg, e çfarë? Edi Rama e kanë përdorur këtë cështje si një kamxhik politik. Ai kamxhik që kërkon të rrahësh të tjerët do i kthehet vetë. Rilindasve ka filluar t?u dalin emrat në dosje? deklaroi Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form