#tvora #rtvoranews
Në javën kur ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim tërhoqi vëmendjen për marrëveshje të fshehta politike kundër reformës në drejtësi, Ambasada u tregoi shqiptarëve me shembuj konkretë se si funksionon drejtësia e pavarur.
Për këtë, selia diplomatike kishte zgjedhur një ish-agjent dhe prokuror të FBI-së, institucion mbi shembullin e të cilit pritet të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit në Shqipëri.
Terrence Hake tregoi sesi një strukturë e pavarur mundi të zbulojë skandalin më të madh të korrupsionit brenda sistemit amerikan të drejtësisë.
Bëhet fjalë për ?Operacionin Greylord?, ishte një hetim i kryer bashkërisht nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Departamenti i Çështjeve të Brendshme i policisë së Çikagos.
Ai zgjati për tre vjet e gjysmë dhe gjatë tij u ndoqën penalisht 92 zyrtarë të lartë, shumica e të cilëve në gjykatat federale amerikane.
Greylord konsiderohet si një prej punëve më të suksesshmëve në historinë e Byrosë dhe ende sot e kësaj dite vlerësohet për goditjen e rrjetit të korrupsionit brenda sistemit amerikan të drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/megaskandali-ne-gjyqesor-shembulli-amerikan-luftimin-e-korrupsionit-ne-shqiperi
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv