Rritja e rasteve me COVID, Tomini për Report TV: Situatë e parashikuar nga rihapja

Report TV 2020-05-27

Views 0

TIRANE-Në 24 orët e fundit kurba e infeksionit me COVID pësoi një rritje të ndjeshme, pasi u shënuan 25 raste të reja. Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në një intervistë për Report Tv se rritja e rasteve me COVID është një gjë e parashikuar për shkak të rihapjes graduale që po bëhet.

"Një situatë e parashikuar për shkak të tolerimit të masave dhe personave asimptomatikë. Një luhatje ditore nga dita në ditë. Në Tiranë ka pasur një transmetim komunitar, jo vetëm për vatrën e call center, por edhe të tjera, që nuk dihet të kenë historik me rastet e konfirmuara, prandaj ka një transmetim komunitar. ISHP duke ndjekur zbatimin e protokollit nga këto subjekte, call center, apo fasoneri. Sa i përket vatrave, kemi të tjera në qarqe, po bëhet një punë intensive. Në Tiranë për shkak të dendësisë së popullsisë dhe daljeve, duhet të respektohen masat e distancimit fizik" tha ajo.

Por a duhet të përgatitemi për një valë të dytë? "Tani ne dimë ku të veprojmë. Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë, ku do të kemi bashkëshoqërim të viruseve sezonalë me COVID-in. Vera sjell një shfrenim dhe argëtim dhe ndërkohë që nuk duhet neglizhuar distancimi fizik dhe higjiena duhet të respektin. Pavarësisht nëse do të jemi në det dhe rërë".

E pyetur se di e vlerëson rihapjen graduale që po bëhet në prag edhe të 1 qershorit ku do të çelen kopshtet dhe çerdhet, Tomini u shpreh se "Çdo element kërkon një vlerësim më të madh që të gjitha strukturat të jenë në alert. Do të ketë peshë niveli në vlerësimin kufitar, mjekët e familjet. Strukturat janë gati kundrejt këtij hapi të lehtësimit të masave".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS