Shumë qytetarë shqiptarë kanë përfituar nga kjo e hënë ditë pushimi, për të shijuar rrezet e diellit në breg të detit. Kjo është panorama që të ofron e hëna e 25 majit në Gjirin e Lalëzit.
Edhe pse era ishte mjaft e fortë, duke krijuar kështu dallgë, as kjo nuk i pengon shumë prej tyre të futen në ujë. Shezllonët mungojnë. Qytetarët janë të lirë ta zgjedhin vetë vendin ku duan të rrinë.
Nga ana tjetër edhe baret e restorantet janë të mbyllura, ndërsa një pjesë e shfrytëzojnë këtë për të bërë rikonstruksione, me shpresën se gjithçka do të rikthehet në normalitet.
Çdo bar dhe restorant ka nën menaxhim edhe një hapësirë rëre, për të cilën paguan qiranë dhe foton para nga pushuesit që qëndrojnë në shezllone. Strategjia e re e kryeministrit parashikon që asnjë leje nuk do të jetë në fuqi, të gjitha do të rivlerësohen.
Kjo i ka trembur të gjithë pronarët e këtyre lokaleve. Por frika është më e madhe se revolta ndaj dhe askush nuk flet para kamerës.
Në pritje të vendimit nëse do t?ua rinovojnë apo jo licencën e shfrytëzimit të plazheve dhe kur deri dje policët endeshin nëpër rërë, pakkush ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/