#tvora #rtvoranews
20-vjeçari që tentoi të rrëmbeje një fëmijë në Korçë do të shtrohet në spital psikiatrik për probleme të shëndetit mendor. Gjatë masës së sigurisë, i riu tha se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka dyshime se ai është përdorues i lëndëve narkotike.
Gjykata e Korçës ka vendosur shtrim të detyruar në Spital psikiatrik për 20-vjeçarin që tentoi të rrëmbejë një fëmijë katër vjeçar nga krahët e së emës!
Ngjarja e rëndë u shënuar më 22 maj në lagjen 17 të qytetit juglindor.
Seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë u mbajt këtë të hënë, ku togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit për Paolo Vellkun.
I riu ndërkohë është emër i njohur për policinë lokale, pasi më herët ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe njihet si person me probleme të shëndetit mendor.
Para gjykatës, ai pretendoi se nuk mbante mend asnjë nga tentiva për të rrëmbyer fëmijën.
Veprimi i 20-vjeçarit dhe deklarimet kanë shtuar dyshimet se ai mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndaj gjykata ka vendosur që t?i nënshtrohet testit.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tentoi-te-rrembeje-femijen-ne-korce-20-vjecari-mbyllet-ne-psikiatri
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp