Besimtarët myslimanë në Shkodër kanë festuar Festën e Fitër Bajramit duke kryer faljen e Bajramit në xhamitë e qytetit.
Nga xhamia e Parrucës gjatë ligjëratës së tij para besimtarëve myftiu i Shkodrës ka uruar mbarë besimtarët për këtë festë të rëndësishme, ndërkohë që deklaroi se ky shekull është shekulli i myslimaneve. Sakaq nuk munguan as kritikat ndaj politikës ku shpesh herë ka satirizuar me emrin e myslimanëve."Sot dëgjojmë dhe lexojmë që abuzimi me myslimanët dhe ermin e institucionit të tyre është bërë edhe satirik, me të cilën politikanët e këtij vendi gjuajnë njëri-tjetrin me deklarata shpesh të pavërteta. A nuk duhet ti vihet kufiri kësaj gjendje? Është shumë vonë madje për këtë, por si? Me fjalë, me ligjërata, me peticione, me vota, me heshtje apo me çfarë?"- u shpreh Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës.
Festa e Fitër Bajramit vjen për mbarë myslimanët pas një muaji sakrificë i Ramazanit, një muaj i shenjtë për mbarë besimtarët.