#tvora #rtvoranews
Pas 30 ditëve Ramazan në mes të pandemisë, muslimanët u gëzuan!
Përmirësimi i të dhënave të koronavirusit i lejoi që për faljen e namazit të Fiter Bajramit të rikthehen në Xhami, që nuk i zunë për shkak të numrit të lartë,
Ndaj të shumtë ishin ata që u falën në sheshet para, sic ndodhi në Durrës
Pasi vunë kokën në Sexhde e kërkuan shpërblimin e Zotit, kishin një mesazh edhe për politikanët.
''Të falen në rradhë të parë politikanët. Për këtë popull, për këtë vend të sheshojnë të gjitha gjërat ndërmjet tyre. Ne si vëllezër myslimanë i bëjmë lutje të gjithë njerëzve, pushtetarëve, të gjithë kudo që ndodhen, që të mendojnë për këtë popull, për vetveten në këtë ditë të shenjtë.''
Në Elbasan dhe disa qytete të tjera është traditë që namazi i Bajramit falet në sheshet kryesore.
Protokoli anti kovid këtë vit nuk i lejoi, por jo të gjithë e vlerësuan si efikas ndarjen në xhami ku hapësirat janë më të vogla.
''Populli do ishte më i organizuar edhe më i lirshë, do kishte edhe më paraqitje.''
Për shkak edhe të hapësirave, një pjesë u falën në oborr e rrugica, dhe nuk e gjukuan të drejtë mohimin që u bënë për tu bërë bashkë si çdo vit tjetër.
Në Vlorë besimtarët u ndanë në dy xhamitë kryesore.
Të shumtë ishin besimtarët edhe në xhaminë kryesore të Pogradecit.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/besimtaret-myslimane-festojne-fiter-bajramin-falja-kryhet-vetem-ne-xhami-shkak-te-pandemise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv