Hajdutet si police po bejne kerdine |Lajme-News

RTV KLAN 2020-05-27

Views 6

Ky është Servet Brihmani. Mëngjesin e sotëm ishte nisur për në Dibër që të shoqëronte një moshuar për te familje. Por është përballur me një ngjarje të pazakonte. Persona të veshur si policë dhe të armatosur e kanë ndalur dhe më pas i kanë vjedhur gjithçka.

Pas denoncimit që ai ka bërë në Fushë-Krujë për këtë ngjarje. Ai ka vënë re se telefoni i tij që i ka mbetur në makinën e vjedhur, është ende i ndezur. Ndaj i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme për për të gjurmuar sinjalin e telefonit që të shkojnë te grabitësit.

Kjo ngjarje e ka tronditur shumë pasi hajdutët kanë qëlluar edhe me armë. Ndërkohë që tregon se nuk e di nëse qytetarët duhet t?i ndalojnë më forcave të policisë apo jo.

Ngjarje të tilla ku janë vjedhur banesa nga persona të veshur si policë kanë ndodhur edhe më herët. Po me situatën e koronavirust Policisë së Shtetit i është dhënë edhe më shumë fuqi. Me shtyrjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 Qershor, dhe me heqjen e disa të drejtave kushtetuese, policia ka të drejtën të bëjë kontroll vetjak, kontroll të automjetit por edhe të banesës.

Ndërkohë që me mungesën e numrit te identifikimit qytetarët nuk kanë mundësi të vërtetojnë nëse ata që i ndalojnë janë punonjës të vërtetë policie apo të rremë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form