“Kriminelët po bëjnë fushatë në Dibër” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka vazhduar akuzat ndaj Partisë Socialiste se po përdor kriminele ne betejën elektorale ne Dibër. Sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, ka publikuar nje foto, e cila per Partine Demokratike, fakton se kryeministri Rama ka mobilizuar kriminale ne fushatën zgjedhore.Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat, shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ky fakt i zbuluar nga mediat, rikonfirmon se Edi Rama e ka bazuar të gjithë fushatën e Dibrës tek bandat dhe kriminelët me të cilët e gënjen mendja se do të frikësojë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.Sipas pd edhe takimi elektoral i PS pasditen e se martës, faktoi se koalicioni i majte, do te humbëse ne 11 shtator.Humbja e Ramës është e pashmangshme sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve por i ka zhytur varfëri dhe pasiguri. S?ka bërë asnjë investim, s?ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij është ajo me krimin. Zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës jane gara e pare elektorale qe pas zgjedhjet te qershorit 2015 dhe veçanërisht per opozitën, kjo beteje ka rendësi per te rikthyer djathtas këtë bashki.

Share This Video


Download

  
Report form