Report TV -Deti i ndaluar, sarandjotët nuk i rezistojnë! Lahen në sy të policisë

Report TV 2020-05-27

Views 0

Saranda është një zonë e gjelbër dhe me lehtësi të mëdha krahasuar me zonat e kuqe, por me një kufizim: Nuk lejohet ende të bëhet plazh për shkak të rrezikut të rritjes së infeksionit.

Pavarësisht se është e ndaluar, sarandjotët kanë zgjedhur të pushojnë në breg të detit. Numri i plazhistëve është i konsiderueshëm, në kundërshtim të hapur me rregullat e vendosura nga qeveria në kushtet e pandemisë. Qytetarët lahen në det dhe marrin rreze të pashqetësuar nga forcat e policisë, të cilët janë aty pikërisht për të garantuar respektimin e rregullave anticovid.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS