"Pjesërisht jetojmë në Vlorë, por nuk jam nga Vlora, jam nga Elbasani. Jam i apasionuar pas detit dhe sot koha është shumë e mirë. Është dita e katër që kam hyrë në det. Për lëvizjen varet se nëqoftëse do ishim në Durrës, zonë e kuqe, lëvizjet duhet të ishin më të kufizuara. Këtu kaq kohë sa jme gjendja duket optimale,"-shprehet një qytetar.
'Zgjodha këtë vend se është më qetë dhe s'ka polici. Po rrimë në diell se uji është akoma i ftohtë. Plazhet duhet lejuar se njerëzit nuk duhet të mbyllen. Të mbahen distanca dhe të zbatohen rregullat, por njerëzit të mos qëndrojnë të mbullur. Varet të shoh nëse bukën do ta marr me vete,"-shprehet një tjetër qytetar.
'Koha është shumë e bukur, vijmë gjithmonë këtu se shplodhemi. Nga policia s'kam frikë. Ne nuk rrimë në grumbuj, por mbajmë distancën. Rrimë për gjysmë ore, një ore, pastaj shpërndahemi,"-shprehet një tjetër qytetar.
Shumë persona kanë ardhur nga qytetet e tjera për të bërë plazh, por janë ndaluar nga policia në hyrje të qytetit. Disa prej tyre kanë patur autorizim, ndërsa disa të tjerë jo dhe për këtë arsye janë gjobitur. Edhe nga ata që kanë patur autotizime janë vërenjtur abuzime, pasi kanë nxjerrë leje për arsye të tjera dhe po shkojnë të lahen në plazh.