Për të dytën herë, artistë dhe qytetarë i jane bashkuar protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Protesta paqësore ka nisur me firmosjen e një peticioni që kërkon rindërtimin e teatrit ashtu siç ishte, para prishjes së tij.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK kallëzim për kryebashakiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe nënkryetarin Arbian Mazniku, gjë për të cilën sipas tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Në emër të alencës, regjizori Budina ka kërkuar reagim të shpejtë në të kundërt do të jenë qytetarët ata që do të veprojnë.
Artistët kanë protestuar për më shumë se dy vjet, për të mos lejuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Protestat e tyre rinisen pas shembjes së godinës në 17 Maj.
Ata kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen, deri në rindërtimin e godinës së re, me të njëjtin projekt siç ishte godina e vjetër.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/