http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teatri Kombëtar është bërë shkak i debateve me tone të larta në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit.
Sa i përket projektit të prezantuar në kryeministri, Kumbaro theksoi se ky ishte projekti i vetëm që u ishte paraqitur në mënyrë zyrtare.
Debati arriti kulmin me pyetjen: A do të prishet apo jo Teatri Kombëtar? E ndërsa Kumbaro nuk e ka përmendur asnjë moment shembjen apo rrëzimin e godinës aktuale, deputetë e anëtarë të opozitës i kanë kujtuar fjalët e kryeministrit, që godina do të shembet e mbi gërmadhat e saj do të ndërtohet projekti danez.
Ministrja Kumbaro u largua nga mbledhja e Komisionit, pasi e konsideroi te papranueshme sjelljen e deputeteve te opozitës ne komision.