Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij në protestë, hodhi akuza të forta se nëse kjo qeverisje do të quhej demokraci, atëherë çfarë mund të thuhet për diktaturën. Ai recitoi dhe vargjet e shkrimtarit Naim Frashëri 'Ti Shqipëri më jep ndër', duke mobilizuar në korr të gjithë protestuesit që zëri i tyre të dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.