Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën duke e cilësuar si një humbës kronik dhe se janë një fatkeqësi edhe për vetë qeverinë, pasi nuk stimulojnë qeverinë për t'i bërë gjërat edhe më mirë.
"Nuk e kam fjalën për votim online, por vlerësim online për të paktën 3 prej tyre nga shtatori në janar. Ne nuk jemi një parti e mbyllur, përkundrazi! Ne nuk kemi marrë mandat vetëm me votat e anëtarësisë sonë. Unë sot nuk do të them asgjë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të flasim për ta aq më pak e kuptojmë se sa shumë më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë. Ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Në këtë sens ata janë një fatkeqësi jo thjeshtë për veten por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shumë më shpejt dhe nga ana tjetër nuk stimulojnë opinionin publik të mpreh këndvështrimin mbi të gjithë ne", tha Rama