Për konsensus rreth datës së zgjedhjeve, LSDM-ja len hapësirë deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme, pas të cilës automatikisht rrjedhin vetë afatet e mbetura zgjedhore, me ose pa pëlqimin e VMRO-DPMNE-së. Sipas kreut të LSDM-së Zoran Zaev, anëtarët e KSHZ-së mund të përgjigjen penalisht nëse nuk e respektojnë ligjin dhe nuk nënshkruajnë listën zgjedhore.