Nëse një lajm të preferuar apo informacion të rëndësishëm nuk e lexoni dot për arsye nga më të ndryshmet tashmë atë mund ta dëgjoni fare lehtë nëpërmjet versionit audio. Javët e fundit një grup të rinjsh kanë prezantuar projektin e tyre që njihet me emrin aplikacioni Zëri, i cili është i vetmi në gjuhën shqipe që kthen tekstet në audio, pra ju mundëson të dëgjoni në vend që të lexoni. Një nga ideatorët e këtij aplikacioni është Festim Peposhi, i diplomuar në Fakultetin e Shkencave në Tiranë i cili aktualisht punon në Gjermani në një kompani teknologjie. Aplikacioni Zëri është një projekt i cili ka nisur rreth 2 vite më parë, por ka vetëm 3 javë që është prezantuar, duke i ardhur në ndihmë studentëve, të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe. Për më gjatë folëm për këtë aplikacion me ideatorin, inxhineri IT, Festim Peposhin.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel