Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 'Çantën e...' ishte e ftuar pedagogia e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës, Kledi Shegani. Ajo ju mëson studentëve të huaj gjuhën shqipe dhe ata kanë interes pë të mësuar
?Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës ka përgatitur një metodë, sipas niveleve të portofolit evropian për mësimin e gjuhës shqipe. Prej 2 vitesh praktojmë metodën tonë me studentët e huaj. Jemi të kënaqur pasi edhe interesi i studentëve të huaj është i kënaqshëm.?
Rishikimi i gjuhës standarte është një temë e diskutuar shumë kohët e fundit. Pedagogia u shpreh se ka vend për rishikim.
?Ka vend për rishikim. Ndoshta më shumë për të hedhur pikërisht në këtë standart, për të pasyqruar prurjet, sidomos leksiore me të cilat gjuha shqipe është përballur shumë vitet e fundit. Por nga ana tjetër duhet lënë dhe pak më shumë kohë pasi gjuha jonë është gjuhë e re. Duhet parë se në cilat fjalë ka vend për të ndërhyrë në standart dhe në cilat jo.?
Dajana është një vajzë nga Serbia. Ajo është studente e huaj që ka ardhur në Shqipëri për të mësuar gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës.
E ftuar në rubrikën ?Në çantën e ?? në emisionin ?Ditë e Re?, Dajana tregoi se ka bërë këtë zgjedhje sepse e do shumë gjuhën shqipe.
?E dua shumë gjuhën shqipe. Në Tiranë kam ardhur për të lexuar më shumë. Këtu ndihem shumë mirë. Shqiptarët janë shumë kuriozë për jetën në Beograd dhe shumë kuriozë. Unë e mësoj shumë gjuhën shqipe jo vetëm në klasë por edhe në kafe, aktivitete të shkollës dhe konferenca.?
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv