Shehi: Rama ka groposur institucionet ligjore, të ndërhyjnë ndërkombëtarët!

Ora News Emisione 2020-05-17

Views 0

#tvora #rtvoranews
hembja e teatrit në një orar të papërshtatshëm dhe në një situatë të emergjencës është e papranueshme dhe ilegjitime për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.

Në një intervistë për RTV Ora ai shprehet se Rama i ka groposur institucionet ligjore.

Sipas tij, prishja e teatrit duhet të shërbejë si një alarm për ndërkombëtarët tek të cilët, Shehi kërkon të vijnë dhe të analizojnë situatën në Shqipëri.

Dashamir Shehi: Një humbje të madhe kemi pasi kjo qeveri bën sikur smerr vesh. Nuk ndalon përpara asgjëje. Është në vazhdën e shumë gjërave të tjera që ka bërë. Këtu nuk ka më institucione ligjore. Mblodhi një Këshill Bashkiak që nuk ishte as këshill. Politika ka humbur institucionet dhe pushtetin lokal. Politika ka humbur turpin. Edhe sikur ky të ishte vendimi më i drejtë, nuk ka një kohë më të qetë për ta prishur përveçse kjo e pandemisë. Ky qenka halli më i madh tani. Kjo do shembet thjeshtë për të thënë se u prish. Nuk është një turp i madh për këto njerëz. Nëse ka pasur një kauzë civile ndër vite ka qenë kjo. Qytetarët duhet të reagonin më shumë. Sot kam parë me mijëra njerëz për këtë çështje. Ka pasur një reagim popullor duke marrë parasysh që ata nuk janë as pjesë e këtij teatri.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shehi-rama-ka-groposur-institucionet-ligjore-te-nderhyjne-nderkombetaret

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS