Mehmetaj për Report Tv: Na kanë dhunuar fizikisht! Qytetarët të na bashkohen për demokracinë

Report TV 2020-05-17

Views 0

Ish deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha për Report Tv se opozita do të vijojë të qëndrojë këtu në mbështetje të qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje të gjithë që të bashkohen në këtë protestë, jo për opozitën pasi kjo nuk është kauza e saj, por për lirinë dhe demokracinë, për fjalën e lirë, pasi akti i shembjes së teatrit në mes të natës po e kthen vendin në diktaturë. Mehmetaj tha se të gjithë janë dhunuar nga policia duke u tërhequr zvarrë.

"Të gjithë jemi dhunuar fizikisht, e njëjta gjë ndodhi dhe me kolegun tuaj Alfred lela. Ajo që më shqetëson është se si se këta burra  e gra nuk kanë pak dinjitet dhe nuk e heqin kapelën dhe të bashkohen me qytetarët. Personalisht do të jem këtu deri sa të mundem.  Shembja e teatrit nuk është një premtim i pa mbajtur dhe më vjen keq që trajtohet në këtë mënyrë. Kryemadhi është e fundit që ka dalë nga teatri, po  e tërhiqnin zvarrë. Jemi të gjithë të dhunuar na kanë lënduar fizikisht, nuk na vrasin pasi kjo do sjell dhe fundin e Ramës. Kam vetëm një thirrje që qytetarët të bashkohen këtu, jo për ne se kjo nuk është kauza jonë por të vijnë për demokracinë, për Tiranën", tha Mehmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form