Një libër për Preshevën, qytetarët i bashkohen nismës së Universitetit Bedër

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e teksteve shkollore në Luginën e Preshevës nuk po zgjidhet ende por falë angazhimit të qytetarëve shqiptarë dhe universitetit Bedër, bibliotekat e Preshëvës do të pasurohen me libra të rinj. Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, apeloi Kosovën dhe Shqipërinë që të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Falë angazhimit të të rinjve të Universitetit Bedër dhe sensibilizimit të qytetarëve shqiptarë, bibliotekat në Luginën e Preshëves do të pasurohen me tituj të rinj.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i ftuar në ceremoninë e dorëzimit të librave të dhuruar theksoi sfidat me të cilat hasen shqiptarët, një ndër to edhe mungesave e teksteve shqip për nxënësit në shkollat e Preshevës.

Shaip Kamberi: Kosova të insistojë që çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e axhendës së dialogut të ri në Bruksel, formatit të ri që po zhvillohet.Nuk mund të ketë zgjidhje afatgjatë dhe stabile për Ballkanin Perëndimor derisa tentativa qoftë edhe e bashkësisë ndërkombëtare është ajo që të krijohen pakica të privilegjuara siç është rasti me sërbët e veriut të Kosovës ndërkohë që shqiptarëve në Luginën e Preshevës tu mohohen edhe të drejtat elementare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-liber-presheven-qytetaret-i-bashkohen-nismes-se-universitetit-beder#.WrlRoE35eTI.facebook

Share This Video


Download

  
Report form