?Operacioni i nisur dy muaj më parë do të vazhdojë për të ndihmuar që të gjitha familjet në nevojë të përballojnë këtë situatë të vështirë. Unë shpresoj që shumë shpejt t?i rikthehemi normalitetit. Deri atëherë, ne do t?i jemi në krah dhe do të mbështesim çdo familje në nevojë. Përmes operacionit humanitar, mbështetur në një skemë të mirëkoordinuar mes shumë institucioneve në dy muaj mbi 370 mijë familje dhe individë janë ndihmuar me ushqime, barna e shërbime të tjera, ndërsa janë shpërndarë nëpër shtëpi rreth 500 mijë pensione në të gjithë vendin.