#rtvora #oranews
Ministria e Mbrojtjes ka marrë në dorë organizimin dhe kanalizimin në destinacionin e duhur të ndihmave të ofruara nga qytetarë dhe biznese në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë saj, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë pas denoncimeve të shumta për abuzime me ndarjen e tyre.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat gjatë mbrëmjes tha se vërshimi i ndihmave, donacioneve e dhuratave, ofertave për ndihmë e punë vullnetare është aq e madhe saqë në këtë moment bëhet e domosdoshme që kjo ndihmë të koordinohet e të organizohet për të qenë sa më efikase.
Por që këto ndihma te shkojnë në destinacionin e duhur, tu shkojnë me nevojtareve, që të ketë një prioritizim të nevojave sipas situatës në terren, në fshatra, qytete, lagje apo familje të ndryshme, Xhaçka tha se është e domosdoshme që ato të kanalizohen përmes Shtabeve të Emergjencës ngritur pranë prefekturave dhe Emergjencave Civile.
Ndaj ?dokush që dëshiron të kontribuojë është i ftuar që ta kanalizojë donacionin përmes Rezervave të Shtetit dhe Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, përmes numrave të mëposhtëm:
-04 22 22 223
-04 22 28 250
-0688046664
Olta Xhaçka: Si? e keni ndjekur edhe nga komunikimet tona dhe nga mbulimi në media, situata e shkaktuar nga tërmeti vazhdon të jetë serioze. Vazhdon ende puna e kërkim shpëtimit, ka filluar puna nga grupet e verifikimit dhe qytetarët duhet të bëjnë durim e të tregojnë gjakftohtësi derisa situata të stabilizohet.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pas-kaosit-me-ndihmat-xhacka-merr-ne-dore-situaten-ja-numrat-zyrtare-ku-mund-te-kontaktojne-donatoret
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp