Ora News - Drogë në kohë karantine, trafikantët përdorin shpërndarjen e ushqimeve

Ora News Lajme 2020-05-14

Views 0

#tvora #rtvoranews
Shqipëria si shumë vende mori masa të rrepta për të ndaluar hapjen e koronavirusit, por pavarësisht kësaj trafiku i drogës nuk ka ndaluar ndërsa grupet kriminale po përshtaten për tiu shmangur kontrolleve të policisë. Sipas hetimeve lënda narkotike po shpërndahet në forma nga më të ndryshmet, madje duke përdorur dhe shërbimet e ushqimeve të shpejta siç janë picat.

Trafikantët duket se po kërkojnë mënyra alternative për të vazhduar aktivitetin kriminal pavarësisht kufizimeve të vendosura për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Forma më e përhapur është shpërndarja e kokainës dhe marijuanës me biçikletë, motor apo me makinë. Disa prej trafikantëve shfrytëzojnë oraret e lejes për të transportuar lëndën narkotike me biçikleta dhe në këmbë.

Trafikantët të cilët përdorin automjetet kanë gjetur një tjetër formë për ti shpëtuar kontrolleve të policisë. Rasti më i fundit është në Tepelenë, ku një 39-vjeçar, të cilit iu gjetën disa doza lëndë narkotike. Gjatë lëvizjeve me automjetin e tij, 39-vjeçari përdorte këtë emblemë policie për ti shpëtuar kontrolleve të patrullave policore.

Një tjetër mënyrë e shpërndarjes së lëndëve narkotike sipas policisë, gjatë kësaj kohe ka qenë dhe përdorja e shërbimeve taksi, duke përfshirë këtu dhe përdorimin e kutive të picave. Për shpërndarjen e substancave narkotike po përdoren dhe postierët e ushqimit të shpejtë, ndaj Interpoli ka paralajmëruar 194 agjencitë e saj anëtare për këtë formë të re të kriminalitetit. Zyrtarët e rendit këshillojnë vendet anëtare të organizatës të shkëmbejnë praktikat e ndjekura nga trafikantët në mënyrë që të aksesohen modelet e ndryshimit të krimit.

Shqipëria si shumë vende kanë marrë masa të rrepta izolimi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, ndërsa gjatë periudhës se pandemisë, nuk ka ndaluar dhe trafikimi i drogës. Gjatë kësaj kohe gjithashtu nuk ka munguar as trafiku i drogës drejt Italisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/droge-ne-kohe-karantine-trafikantet-perdorin-shperndarjen-e-ushqimeve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form