Noka: Pakti i Tahirit me trafikantët e drogës, 30% të parave i merr ministri- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke shprehur sërish shqetësimin për rritjen e hapësirave së kultivimit me drogës, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, solli të tjera fakte që sipas tij, tregojnë lidhjet e ministrit të Brendshëm me trafikun e narkotikëve.
Noka: Fakti me i freskët se, me 24 prill, dhjetëra kamionë të ngarkuar me pleh organik për drogën e habilajve jo vetëm nuk u ndaluan nga policia, por me urdhër nga lart, u shoqëruan deri në destinacion, tregon se kanabisi jo vetëm ka pushtuar vendin por që rrënjët i ka në zyrën e Tahirit dhe Ramës.
Deputeti demokrat thotë se çdo kodër në vend, nga veriu në jug është mbjellë me drogë, ndërsa biznesi i lëndës narkotike sipas opozitës, kontrollohet nga grupe kriminale në bashkëpunim me drejtuesit e policisë.
Ai përmendi tre raste ku drejtues të policisë kujdesen vetë për parcelat me hashash, siç është drejtori policisë së Durrësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Noka: Edi Rama nxjerr në ekran disa bimë të kapura diku, në një përpjekje për të mashtruar shqiptarët e për të mbuluar të vërtetën që e dinë të gjithë. E vërteta është se pakti i trafikantëve me Tahirin është ky; bandat qeveritare japin 30 për qind të parave, në këmbim të garancisë për të mbjellë, korrur e transportuar drogën. Eshtë kjo arsyeja pse z.Rama nuk i përgjigjet letrës zyrtare që Partia Demokratike i ka dërguar, ndërkohë që droga vazhdon të pushtojë vendin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/noka-pakt...

Share This Video


Download

  
Report form