Ora News - Tiranë, hyjnë në banesë lidhin familjarët dhe i grabisin: Na thanë se janë policia

Ora News Lajme 2020-05-14

Views 0

#tvora #rtvoranews
Një grabitje me armë ka ndodhur në një fshat të Tiranës mesnatën mes të enjte dhe të premtes, 1 maj 2020.

Tre persona të armatosur hynë me forcë në një banesë në fshatin Qinam, në shtëpinë e Bashkim Zajës.

Autorët, nën kërcënimin e armëve kanë lidhur me litar 3 familjarët dhe kanë vjedhur para.

"Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh. Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje" informon policia e Tiranes.

U prezantuan si police- Mësohet se 3 grabitësit, janë futur në banesë si punonjës policie, nën preteksin se janë duke bërë një kontroll.

Pasi morën paratë, autorët u larguan në drejtim të paditur.

Për fat të mirë, familjarët nuk kanë pësuar lëndime. Bashkëshortja e Bashkima Zajas tregon momentin e grabistjes.

"Isha në gjumë, dëgjova në zhurmë. Na thonë policia. Kapën burrin e lidhën, pastaj lidhën edhe djalin. Më kapën edhe mua. Ishin me maska. Bërtisnin se ishin policia. Kanë marrë telefona, lekë sa kaun gjetur. Kanë ushtruar dhunë ndaj burrit, i vunë ngjitëse. Më kanë marrë çdo gjë. Më ka ndodhur edhe një herë tjetër, më kanë marrë një motor. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jetë.?

Policia po zhvillon kontrolle ne fshat për kapjen e autorëve.

E paqartë mbetet edhe shuma e parave të grabitura, ndersa në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

Ndërkohë deri më tani janë shoqëruar 8 persona në lidhje me ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tirane-hyjne-ne-banese-lidhin-familjaret-dhe-i-grabisin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS