Pamjet ekskluzive, e sulmojnë me thikë dhe mjete të forta, i grabisin paratë në mes të Tiranës

Report TV 2019-05-23

Views 1

TIRANE-Pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet është grabitur nga dy persona mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e 'Barrikadave' rreth orës 08:45 minuta. Pasi hasën në rezistencën e pronarit të 'Exchange'-it, autorët e kanë qëlluar me thikë në bark dhe me levë. Pasi e dhunuan, autorët i morën çantën, brenda së cilës sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta kishte 60 mijë dollarë.

Njëri nga dy autorët është prangosur nga efektivët e policisë rrugore, që kanë ndërhyrë me shpejtësi pasi konstatuan ngjarjen, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. REPORT TV siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, së momentit kur i arrestuari është shtrirë në tokë dhe prangosur nga efektivët dhe të pronarit të 'Exchange'-it teksa transportohet nga ambulanca për në spital. Ndërkohë që grupi hetimor ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar motorin që përdorën autorët që ndoqën dhe sulmuan pronarin e pikës së këmbimit valutor dhe thikën me të cilën e goditën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS