Ora News - Korçë, të maskuarit godasin me sende të forta 35 vjeçarin dhe i grabisin Benzin

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një çift të rinjsh kanë përjetuar minuta tmerri teksa janë grabitur dhe dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të qytetit të Korçës në rrugën që të çon drejt Malit Morave.

Rezulton se të rinjtë kanë ndaluar për disa minuta makinën ndërsa ka qenë ky momenti kur ata janë sulmuar nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër ndërsa më pas kanë dhunuar me sende të forta drejtuesin e automjetit shtetasin me iniciale D.A 35 vjeç banues në fshatin Burimas ndërsa kanë nxjerrë me forcë nga makina edhe shoqëruesen e tij shtetasen me iniciale E.G.

Pasi i kanë dhunuar, dy agresorët kanë grabitur automjetin tip Benz me targa AA 875 LL me të cilin po udhëtonin të rinjtë. Ata kanë njoftuar menjëherë uniformat blu, të cilët në vendin e ngjarjes sekuestruan në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa të rinjtë kanë deklaruar në komisariat se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Uniformat blu kanë ngritur postoblloqe të shumta për të ndaluar grabitësit ndërsa kanë ofruar edhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh për këdo që jep informacion për ngjarjen dhe autorët e saj.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/korce-te-maskuarit-godasin-me-sende-te-forta-35-vjecarin-dhe-i-grabisin-benzin

Share This Video


Download

  
Report form