Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, në një lidhje skype me emisionin "Repotitix" në Report Tv u shpreh e rezervuar dhe e kujdesshme për të thënë se jemi në fundin e epidemisë, por shtoi se nëse ecet në këtë mënyrë pas 3-4 javësh mund të jemi në 'bishtin' e epidemisë me raste pozitive shumë të ulëta, por jo fundin e saj. Gjithashtu Tomini foli dhe për lehtësimin e masave dhe se ajo bëhet gjatë monitorimit të 3 kritereve bazë për një periudhë 14 ditore dhe në bazë të rezultateve përcaktohej dhe strategjia e lehtësimit gradual në shkallë vendi apo edhe sipas strategjive rajonale.