Institucionet ende pa vendim për hapjen e kufijve

alsatmtv 2020-05-13

Views 0

Përderisa Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit paralajmëruan hapjen e kufijve deri në fund të muajit, pa vendim konkret mbetet Maqedonia e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se për çështjen e hapjes së kufijve duhet të bëhet vlerësim i përbashkët me vendet fqinje me të cilat duhet të vendosen edhe kriteret për masat që duhet të merren për tu lejuar qytetarëve të kalojnë kufirin. Në pyetjen konkrete të TV ALSAT se kur kufijtë do të hapen, nga Qeveria thonë se kjo çështje nuk është diskutuar aspak.




Qeveria

?Në seancën e Qeverisë dje, nuk është diskutuar për vendim për hapjen e kalimeve kufitare. Në periudhën e ardhshme, varësisht prej mendimit të Komisionit për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, Qeveria do të diskutojë dhe do të marrë vendim?.

Për kryeministrin teknik, Oliver Spasovski aspak nuk është diskriminues vendimi që për momentin vetëm funksionarët të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit mos të hyjnë në karantinë kur të kthehen. Ai deklaroi se për funksionarët nuk do të kenë karantinë por do të ketë protokoll se si duhet të veprojnë dhe çfarë pajisje mbrojtëse duhet të kenë.

Nuk ka asnjë lloj diskriminimi, çdo kush mund të udhëtoj jashtë shtetit, kështu që ne tregime mund të bëjmë sa të duam, gjendje faktike janë vendimet. // Dje njoftova edhe në konferencë për shtyp se ekziston protokoll i posaçëm që do të thotë se çfarë pajisje mbrojtëse duhet të mbajnë gjatë qëndrimit atje. Edhe gjatë kthimit protokolle të sakta se çfarë duhet të bëhet që të mos mbahen në karantinë shtetërore, pasi e dini që disa funksione duhet të kryhen edhe pas kthimit prej jashtë vendit- deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Sipas vendimeve të Qeverisë të cilat janë në fuqi, të gjithë qytetarët që kthehen prej jashtë vendit, detyrimisht duhet të qëndrojnë 21 ditë në karantinë shtetërore.

Mefail Ismaili

Share This Video


Download

  
Report form