Kryeministri Edi Rama e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LSI-në por nuk është i këtij mendimi një telefonues i emisionit ?Shtypi i Ditës dhe Ju? në Report Tv. Ai i tha moderatorit Andi Kapxhiu se këto janë lojëra dhe se politikanëve nuk u zihet besë. E thënë qartë qytetari nuk e përjashton si mundësinë bashkëpunimin PS-LSI.