Christian Panucci i ka të gjithë në dispozicion për ndeshjen me Italinë. Skuadra është stërvitur e plotë në Durrës ndërsa tekniku pret që skuadra të luajë mirë dhe ta fitojë takimin pavarësisht se nënvizon se Italisë nuk i zihet besë.
?Jam italian por jam krenar që jam trajner i Shqipërisë dhe të hënën jam me lojtarët e mi. Gjëja që do më bëjë të lumtur është që lojtarët të na japin një gëzim të madh ndaj Italisë sepse i kanë të gjitha mundësitë. Unë jam i bindur se lojtarët e mi vlejnë më shumë nga sa mendojnë. Jam i bindur që do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të nevrikosur sepse ka marrë shumë kritika .Italisë nuk duhet ti zihet besë?, thotë Panucci