#tvora #rtvoranews
Peshkatarët në Sarandë ankohen për çmimin e lartë të karburantit me të cilin furnizohen në një kohë kur ai ka shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare. Ata thonë se po rrezikojnë falimentin, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të shtetit që tu garantojnë naftë me çmimin e bursës.
Peshkatarët në Sarandë protestuan këtë të hënë për çmimin e lartë të karburantit që sipas tyre po i çon drejt falimentimit krahas situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Ata thonë se çmimi me të cilin furnizohen është shumë i lartë, ndaj kërkojnë të furnizohen me çmimin e bursës.
"Në bursa ndërkombëtare nafta ka arritur deri në 20 dollarë fuçia. Ju lutemi shumë shikojeni, na ndihmoni se jemi drejt falimentimit."
"Duam një shteg shpëtimi, kaq kërkojmë nga shteti shqiptar."
Mbyllja e lokaleve për shkak të pandemisë dhe nafta me çmim të papërballueshëm ka bërë që peshkatarët në Sarandë të dalim më rrallë në det, duke e bërë të vëshirë kështu edhe sigurimin e pagesës për punëtorët.
"Nuk del hesapi, peshku që zihet po nuk u shit se dyqanet janë të mbyllura, tregu është i mbyllur, familjet janë të mbyllura, janë të lidhura zinxhirë këto punë."
Gjithashtu ata shprehen se pavarësisht se janë të siguruar, asnjëri prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/peshkataret-e-sarandes-ne-proteste-kerkojne-te-furnizohen-me-karburant-sipas-cmimit-te-burses
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp