Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "BOOM" në Rtv Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e kushteve në ambulancën e fshatit Gjashtë në Sarandë.
Ambulanca është vendosur në katin e parë të një objekti privat. Një hapësirë sa për një tualet. Pa mjek, pa ujë, pa drita, pa tualet.
Banorët ankohen duke u shprehur se mungesa e kushteve mban larg edhe doktorët.
"E shikoni si janë kushtet, primitive, si do vijë doktori këtu?Nuk ka kushte"
"Bëhemi 3-4 mijë banorë dhe askush nuk vë dorë këtu. Në dimër banjat e banorëve rrjedhin në kanalin afër ambulancës.Edhe infermierja që është këtu kur shkon kryen shërbimet nëpër familje, kryen dhe nevojat personale.Kjo nuk quhet ambulancë vetëm t`i bëjmë qejfin vetes që kemi ambulancë".
"Unë jam 86 vjeç dhe vete në Sarandë vizitohem.Mjekja rri në Metoq, ndërkohë që Metoqi është sa një lagje e jona, ne jemi 10 fish nga Metoqi.Kanë ardhur shumë mjek, kanë bërë një orë punë në mëngjes dhe kanë ikur, s`kanë ardhur më fare".
Mungesa e kushteve ngrihet si shqetësim dhe nga infermierja e qendrës shëndetësore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ne-gjashte-te-sarandes-ambulanca-pa-mjek-pa-uje-drita-dhe-tualet