Qytetarët e Kosovës nga e hëna do të përballen me masa lehtësuese që parashihet të bëhet në tri faza.
Për dallim nga Shqipëria ku në zonat e prekura me COVID qytetarët lejohen të dalin 90 minuta, në Kosovë nga nesër qytetarët do të kenë të drejtë të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta, njëherë paradite dhe njëherë tjetër pasdite, varësisht nga numri i parafundit i letërnjoftimit ku edhe përcaktohet orari.
Ndërsa qytetarët të cilët kanë orarin e lëvizjes kanë të drejtë të lëvizin edhe me makina.
Gjithashtu në fazën e parë në Kosovë pritet të nis puna graduale në ndërtimtari dhe patundshmëri, pjesërisht hapet tregtia e automjeteve, tregtia me pakicë dhe zyrat e konsulencës.
Faza e dytë që nis nga 18 Maji parasheh nisjen e punës së transportit urban dhe ndërurban, atij hekurudhor dhe hapjen e qendrave të thirrjeve.
Kafeteritë, baret e restorantet në Kosovë nga data 18 Maj do të hapen vetëm në shërbimin merr me vete, derisa hapja e përgjithshme e tyre do të ndodh nga data 2 Qershor në fazën e tretë.
Në fazën e dytë parashihet të nisin punën edhe dentistët, fizioterapeutët, floktarët si dhe tegu i gjelbër.
Në fazën e tretë nga data 2 Qershor deri në vendimin e radhës pritet të nisin punën taksitë, gastronomia, do të mbahen provimet e arsimit të lartë, testi i Maturës dhe arritshmërisë.
Gjithashtu parashikohet hapja e kinemave, teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive nga data 2 Qershor.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/