Nga e hëna, shumë vende të Bashkimit Europian hedhin hapa të mëdha drejt lehtësimit të masave bllokuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. Spanja do të rihapë transportin publik, por mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme.
Autoritetet do të mbikëqyrin në mënyrë rigoroze të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat, për të cilët do të ketë edhe penalitete. Qeveria ka përgatitur shpërndarjen e rreth 6 milionë maskave, të cilat do t?u jepen pasagjerëve në stacionet e autobusëve.
Prej të shtunës është lejuar edhe lëvizja e të gjithë personave në moshë madhore, të cilët mund të dalin për të shëtitur ose për aktivitete fizike, por me orar të kufizuar nga 06:00?10:00 të mëngjesit dhe nga ora 20:00-23:00 të mbrëmjes.
Me maska, pasagjerët mund të udhëtojnë nga Londra në Paris e anasjelltas me trenin e shpejtësisë së lartë.
Në Austri do të hapen dyqanet e të gjitha kategorive dhe qendrat tregtare, po ashtu edhe berberët dhe sallonet e bukurisë, por nën masa rigoroze higjene.
Gjermania do të hapë kishat, muzeumet e këndet e lojërave, ndërsa në Hungari do të lejohet edhe transporti për çështje biznesi nga disa vende.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/