Kruja është qyteti që ka numrin më të lartë të të infektuarve aktivë, duke e tejkaluar edhe Tiranën. Analizat laboratorike të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit kanë identifikuar 6 raste të reja me Covid-19.
?Janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID-19?.
Ekspertët vlerësojnë se vendi e ka kaluar fazën e parë të pandemisë. Numri i të sëmurëve që kanë nevojë për terapi në spitale është i ulët.
?Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive?.
531 persona janë shëruar pas infektimit me koronavirus, duke shtuar edhe numrin e zonave të gjelbërta në vend.
?Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531?.
Deri më tani 31 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/