3 te vdekur nga covid, mbetet i larte edhe numri i te infektuarve |Lajme-News

RTV KLAN 2020-12-04

Views 6

Tre persona kanë humbur jetë nga koronavirusi Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktima janë një 75-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçare nga Durrësi dhe një 91-vjeçar nga Tirana.

Gjatë 824 testimeve që janë kryer 24 orët e fundit, 151 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS