Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një intervistë me emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se Shqipëria do të shfrytëzojë shumë turistët që vijnë nga toka. Ai tha se është jashtë çdo logjike që të ketë rritje çmimesh në këtë periudhë. Ai ftoi qytetarët që nëse përballen me çmime të 'kripura' të denoncojnë menjëherë ato.