Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka vend për të riparë Reformën në Drejtësi, por duhet vetëm që ajo të zbatohet. Këtë deklaratë, Rama e bëri gjatë një video-konference online me gazetarët.
Kryeministri u pyet nga gazetarja e Tv Klan Elja Zotka, nëse do të rishikohet kjo reformë pas zërave që kanë qarkulluar nga deputetë të Partisë Socialiste.
Sipas Ramës, nëse do të lindë nevoja për rishikim, kjo gjë do të diskutohet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
?Partia Socialiste dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë pasqyrë e këtij vendi të lirë ku jetojmë, vend që ka problemet e veta por që ka një liri fjale që shkon përtej caqeve të lirisë në shumë vende shumë më të zhvilluara demokratikisht se ne. Shqipëria është vendi ku shpifet më lirisht pothuajse në të gjitha vendet e botës.
Në grupin e PS s?ka tabu, të gjitha diskutohen. Reforma në Drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e politikës shqiptare por është një vepër në proces me bashkëautorësinë e partnerëve ndërkombëtarë. Jemi ne, SHBA, BE dhe deri sot nuk e kam dëgjuar se ka vend për të rishikuar Reformën në Drejtësi sot për sot. Asgjë nuk është e papërmirësueshme në këtë botë. Jo nuk ka vend për të riparë Reformën në Drejtësi sot për sot. Dhe nëse ka vend kjo është diçka që do të diskutohet me bashkëautorët?, u shpreh Kryeministri.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/