Reforma në Drejtësi ka nisur të zbatohet?. Kështu deklaroi deputetja socialiste, Klotilda Ferhati, në studion e Report Tv, teksa komentoi rokadën në Prokurori nga Kryeprokurorja Arta Marku.
?Ajo që po ndodh me drejtësinë e re, jemi në fazën e zbatimit, ka të bëjë me një kuadër të ri rregullator. Kush nuk është dakord me vendimet e markut ka të drejtat t?i kundërshtojë ato?, tha Marku.
Janë të gjitha provat konkrete?
Nuk jemi këtu për të bërë analizën e punës në institucione. Ata kanë pavarësinë e tyre institucionale dhe duhet të zbatojnë ligjin. Si juriste mund të them se edhe Llalla, edhe Marku, kanë detyra të përcaktuara qartë. Në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve përcaktohet edhe organizimi i degëve. Caktimi në detyra të përkohshme është një ndër detyrat që ligji përcakton. Marku po bën sot emërime të përkohshme, kjo është një detyrë që e parashikon ligji.