Ora News-Budina: Kemi kallëzuar Veliajn në SPAK, të japë llogari pse është tërhequr nga ligj special

Ora News Emisione 2020-05-12

Views 0

#tvora #rtvoranews

Në një intervistë për Ora News, regjisori Robert Budina u shpreh se aleanca për Teatrin ka kallëzuar në SPAK Erion Veliajn.

Budia tha se ky kallëzim shërben që kjo tërheqje e bashkisë të mos shndërrohet si padia ndaj Becchetti-t, ku Shqipëria duhet të paguajë miliona euro.

Budina: Kemi kallëzuar Veliaj në SPAK, pasi ai dha një deklaratë që është tërhequr nga ligji special për Teatrin dhe do ta bëjë shteti. Ndërsa për tërheqjen mund të ketë shkelje për vetë ligjin që ata kanë bërë. Ajo kompania që është tërhequr nesër mund t?i kërkojë qeverisë dëmshpërblim 200 mln euro si Becchetti.

Çështja e Teatrit kombëtar ka vërtetuar se kur bëhesh barrikadë, ata tërhiqen. Ata nuk mund ta shembin dot Teatrin kombëtar. Këtë do ta vërtetojmë jo vetëm përmes protestën tonë të përditshme, por edhe përmes denoncimeve.

Teatri Kombëtar është tashmë një trashëgimi evropiane dhe duam që të arrijmë në qëllimin tonë, në restaurimin e tij, si një shenjë e rezistencës së qytetarëve.

Ata nuk arritën ta shembnin Teatrin para dy vitesh kur ishin në ditën e tyre më të mirë, jo sot pas dy vjetësh.

Kryetari Bashkisë, Erion Veliaj, të shkojë dhe të japë llogari në SPAK se pse është tërhequr nga ky ligj, të shkojë edhe të bindë Evropën.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/budina-kemi-kallezuar-veliajn-ne-spak-te-jape-llogari-pse-eshte-terhequr-nga-ligj-special

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form